Shoqata Kulturore “Isa Boletini” që vepron në Sindelfingen të Gjermanisë, organizimin për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, do t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Kjo shoqatë po ashtu ka njoftuar të gjithë mërgimtarët se të gjitha të hyrat nga mbrëmja artistike që do të mbahet sonte (e premte) do të destinohen për vëllezërit shqiptarë në Durrës dhe Thumanë.
Po ashtu kryesia e kësaj shoqate kanë lajmëruar se aksioni për grumbullimin e ndihmave do të jetë i hapur dhe fton të gjithë të kontribuojnë për të lehtësuar dhimbjen shqiptare.
Ky është njoftimi i plotë i kësaj shoqate: