Shoqata e Gastronomëve: Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka insistuar se në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nuk ka ndërruar mendjen në lidhje me organizimin e protestave të mundshme.

Por, në një sqarim thuhet se protesta do të organizohet vetëm nëse masat aktuale do të ndryshojnë.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anticovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Rrjedhimisht nuk ka protestë.E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju lajmërojmë rreth detajeve tjera.