Ballina Lajmet Kosovë Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me KFOR-in ndihmuan komunitetin rom

Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me KFOR-in ndihmuan komunitetin rom

Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me KFOR-in italian, dje kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore në Plemetin të Obilqit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, si dhe Gjenerali Franco Federici.

Gati dy javë para fillimit të muajit të Ramazanit, realizohet ky aksion humanitar tek komuniteti rom, me ç’rast Myftiu Tërnava shprehi dhimbjen e tij të thellë kur pa gjendjen në të cilën po jetojnë ky komunitet.

“Jemi këtu t’ju ndihmojmë nga pak dhe ju falënderojmë për bashkëpunim dhe koordinim të punëve. Kjo është një sasi e paktë këtu, ne do të vazhdojmë me pjesë tjera, kjo është vetëm një simbolikë. Tash e tutje do të fillojmë me ndihma të tilla, tani edhe që jemi në prag të Ramazanit”, u shpreh Tërnava.

Edhe përfaqësues i KFOR-it, Gjeneral Federici falënderoi shumë Myftiun, duke thënë se, për mua është një çast shumë emocional, ana jonë njerëzore duhet të na e bëjë të ndjehemi të obliguar të ju ndihmojmë njerëzve të tillë. Sado simbolike, për mua është një krenari të bëjmë punë të tilla. Dua të ju falënderoj juve, për punën që keni bërë për të arritur këtu ku jemi sot. Është diçka shumë simbolike, mirëpo është shumë e madhe për komunitetin, dhe tregon se çka do të kishim arrit të bëjmë për komunitete të tilla.

Ndër të tjera Tërnava theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës, brenda dhjetë ditëve do të ndihmojë rreth 5 mijë familje në nevojë dhe gjatë Ramazanit edhe njëzet mijë familje të tjera. /bislame

Exit mobile version