Ballina Auto Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

Reshjet e shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë penguar shoferin e një Utopia Pagani të dilte për shëtitje në rrugët e përmbytura të Dubait.

Një automjet me vlerë mbi 2 milionë dollarë zakonisht pjesën më të madhe të jetës së tij e kalon i mbyllur në një garazh.

Megjithatë, ky nuk është rasti, pasi pronari i guximshëm i tij nuk pati frikë ta voziste nëpër ujë.

Shumë gjëra mund të kishin shkuar keq dhe të rezultonin me riparime të shtrenjta.

Kjo pasi edhe rregullimi më i vogël i një veture të porositur si Pagani kushton shumë.

Ndryshe, Pagani po prodhon vetëm 99 vetura me motor 6.0 litërsh V12 me turbo të dyfishtë që prodhojnë 852 kuaj fuqi.

Exit mobile version