Shoferët e taksive protestojnë në Paris, bllokojnë rrugët kryesore të kryeqytetit francez

Qindra shoferë taksie që aktualisht po mbajnë grevë, kanë bllokuar rrugët e Parisit me makinat e tyre në shenjë proteste kundër një rregulloreje të re të qeverisë franceze që parasheh tarifa më të ulëta për shërbimet mjekësore dhe transport të përbashkët, raporton Anadolu.

Protesta ka shkaktuar ngecje të trafikut në rrugët kryesore të kryeqytetit francez.

Duke protestuar ndaj rregullores së qeverisë për transportin shëndetësor që do të hyjë në fuqi në muajin janar, taksistët po bëjnë thirrje për luftë kundër “konkurrencës së paligjshme” të shërbimeve private të transportit, si automjetet turistike QAP.

Rregullorja, e kundërshtuar nga shoferët e taksive, kërkon që pacientët të ndajnë automjetet për qëllime mjekësore, në të kundërt do t’u shkurtohet sigurimi social.

Qeveria thotë se po synon të reduktojë kostot e transportit dhe ndikimin e karbonit me këtë masë.