Shmangni këto kombinime të gabuara ushqimore që të qëndroni të shëndetshëm

Me të drejtë thuhet: “Ti je çka han”. Sidoqoftë, duhet pasur gjithashtu vëmendje kur han shëndetshëm, pasi disa kombinime ushqimore mund të ndikojnë te zorrët dhe të çojnë në disa probleme shëndetësore.

Sipas doktoreshës Dixa Bhavsar, çdo artikull ushqimor ka energji, shije dhe efekt të veçantë në trup. Kështu, duhet të pasur kujdes kur konsumoni disa ushqime së bashku.

“ Pra, kombinime ushqimore që mund të kenë — veti të kundërta (peshk dhe qumësht); aktivitete të kundërta në inde (fruta dhe qumësht); mund të ushtrojnë një efekt të padëshiruar në trup kur përpunohen në një formë të caktuar (mjalta kur nxehet); mund të ushtrojnë efekte të padëshiruara, kur kombinohen në proporcion të caktuar (sasi e barabartë mjalti i pastër dhe ghee); mund të kenë efekte të padëshiruara nëse konsumohen në kohë të gabuar (ngrënia e bylmetit gjatë natës).” shpjegoi ajo.

Qumështi nuk duhet të hahet me peshk pasi të dy ushqimet janë që nuk shkojnë së bashku. Qumështi është i ftohtë dhe peshku ka një veçori ngrohjeje. Kombinimi i të dyjave dëmton gjakun dhe shkakton pengim të kanaleve të trupit (të quajtura srotas), shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

“Kripa dhe qumështi së bashku është një tjetër kombinim që duhet të shmanget për shkak të cilësive antagoniste të të dyjave,” tha Dr Bhavsar.

Frutat dhe qumështi

Banania nuk duhet të hahet me qumësht, gjizë ose dhallë, sepse kombinimi mund të zvogëlojë tretjen dhe të prodhojë toksira në trup. Ngrënia e këtij kombinimi gjithashtu mund të çojë në ftohje, kollë dhe alergji.

Mjaltë e ngrohur

Ngrohja e mjaltit shkatërron enzimat që mbështesin procesin e tretjes, duke prodhuar toksina në trup kur konsumohet.

Ngrënia e bylmetit gjatë natës

Bylmeti (kos, djathë, gjizë) janë ideale për t’u ngrënë në dimër, por nuk duhet të konsumohen gjatë natës.

Mjekja këshilloi që “të shmangni kombinimet e gabuara të ushqimeve dhe që nuk shkojnë së bashku, në mënyrë që të reduktoni inflamacionin, të shmangni çrregullimet e lëkurës, sëmundjet autoimune dhe të qëndroni të shëndetshëm”.