Siç thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, mjetet të cilat ishin paraparë për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, rreth dy milionë denarë, do të donohen për qëllime sociale.
“Vendimi se ku do të donohen mjetet, do të merret nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.
Qyteti i Shkupit sqaron se në 10 vitet e fundit shpenzon burime minimale për organizimin e kremtimit të Vitit të Ri nga shkaku se eventi për argëtim të qytetarëve është financuar nga operatorët e telefonisë mobile.
Të mërkurën edhe qyteti i Velesit tha se ka anuluar organizimin për kremtimin e Vitit të Ri.