Ballina Lajmet Shkup, protestohet kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”

Shkup, protestohet kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”

Ka nisur protesta kundër vendimeve të gjyktës për anëtarët e gupit të Kumanovës.

Dhjetëra protestues tashmë janë mbledhur në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa në duar mbajnë parulla, ku veçohet thirrja për të pasur gjykim ndërkombëtar për rastin, raporton Televizioni SHENJA.

Shpëtim Pollozhani derklaroi se do të protestojnë deri në lirimin e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave”.

Ndërsa Hisni Shaqiri para protestuesve tha se ngjarja e Kumanovës është ngjarja më e dhimbshme, ndërsa akuzoi shtetin se drejtësinë përdor në mënyrë selektive.

“Unë si individ nuk pajtohem me akuzat e Grupit të Kumanovës. Por Maqedonia si shtet i bën të gjitha lojërat vetëm t’i akuzojë shqiptarët. Më vjen keq se kjo çështje u hesht nga Prishtina dhe Tirana, por ne shqiptarët e Maqedonisë kemi përgjegjësinë më të madhe, pasi nuk gjetëm një herë momentin dhe t’u dalim në mbështetje bashkëkombasve tonë. Protesta duhet të vazhdojnë dhe duhet t’ia bëjmë me dije shteti se ne jemi të bashkuar”, tha Shaqiri.

Exit mobile version