ATSH-MIA/ – Nga aeroporti i Shkupit u largua dje në mbrëmje përmendorja e Aleksandrit të Madh, pasi para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”.
Përmendorja në aeroport ishte vendosur në vitin 2011.
Vendimi për riemërtimin e aeroportit dhe të autostradës, ishte marrë në seancën e qeverisë në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë.
Aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh” në dhjetor të vitit 2006, me vendim të qeverisë së kohës.
Dy vjet më vonë edhe autostrada ishte emërtuar ”Aleksandri i Madh”.
Emri i ri i aeroportit është Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi”, ndërsa i autostradës, “Miqësia”.