Ballina Artikuj Shkova Umer dhe u ktheva Umer, asgjë nuk më gjeti!

Shkova Umer dhe u ktheva Umer, asgjë nuk më gjeti!

Transmetohet se një herë, një natë, Umer ibn Abdulazizit i shkoi për vizitë një mysafir, po shkruante diçka, ndërkohë që kandili gati po i fikej.
Mysafiri i tha: Po çohem dhe po e rregulloj kandilin.
– Umeri: Nuk është prej respektit të njeriut të përdorë mysafirin.
– Mysafiri: Atëherë, po të njoftoj shërbëtorin.
– Umeri: Sapo ka fjetur dhe është në gjumin e parë.
U ngrit dhe e mbushi vetë kandilin me vaj.
Mysafiri: U ngrite ti vetë, o prijësi i besimtarëve!?
– Umeri: Shkova Umer dhe u ktheva Umer, asgjë nuk më gjeti!

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version