Shkon në 383 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ja harta e përhapjes

Ka shkuar në 383 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqiperi.

Shifrat e reja janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi të dhënat më të fundit pas testimeve që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve.

Silva Bino teksa beri me dije shifra e reja theksoi se jane identifikuar disa vatra ne Tirane, SHkoder, Elbasan, qe jane vatra familjare, duke terhequr vemendjen qe te eliminohen vizitat qofte edhe ne fatkeqesi apo gezime.

Një ditë më parë numri i të prekurve ishte 377 persona dhe 22 numri i pacientëve që gjetën vdekjen për shkak të koronavirusit.