Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Florida, Miami javën e kaluar ka shkuar në 22 ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat edhe dy trupa të tjerë ndërsa 126 njerëz rezultojnë ende të humbur.
Gjithashtu forcat e kërkim-shpëtimit ditën e djeshme nxorën rrënojat trupin e një 7 vjeçareje. Numri i të zhdukurve ka shkuar në 126, theksoi kryetari i Bashkisë, ndërsa 188 banorë të ndërtesës janë të sigurt.
Levine Cava shtoi se si masë paraprake, e gjithë ndërtesa do të shembet.
Gjithashtu ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së Joe Biden vizitoi vendin e tragjedisë dhe u takua me anëtarët e familjeve të viktimave dhe të zhdukurve. /abcnews