Shkon në 20 numri i viktimave nga Covid 19 në Shqipëri

Në Shqipëri është regjistruar viktima e 20-të nga koronavirusi.

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës shtetasja me iniciale R.H.

Ajo mbrëmë u ekzaminua pozitiv me Covid-19. E infektuar rezultoi edhe motra e saj. 80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër.

Në total numri i viktimave nga Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 20/TCh.