Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkon në 20 numri i viktimave në Gaza që nga agimi

Shkon në 20 numri i viktimave në Gaza që nga agimi

Të paktën 20 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme, sipas burimeve mjekësore të cituara nga Al Jazeera.

Sulmet vdekjeprurëse kanë ndodhur në disa pjesë të territorit, përfshirë qytetin e Gazës në veri dhe zonën bregdetare të al-Mawasi në jug. Më shumë viktima pritet të konfirmohen, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Lëvizja Hamas ka paralajmëruar se bombardimet e vazhdueshme përbëjnë rrezik të madh edhe për të burgosurit izraelitë që ndodhen në duart e tyre.

Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet mes luftimeve të pandërprera dhe mungesës së ndihmave bazë për popullsinë civile. /mesazhi

Exit mobile version