Shkon në 10 numri i viktimave, 4 të tjerë në gjendje të rëndë
Ka arritur në 10 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.
Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu deri më tani 10 viktima dhe shumë persona të lënduar, raporton AlsatM.
Ndërkohë drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatzënë.