Shkon në 10 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin verilindor të Indisë, Assam, është rritur në 10, theksuan zyrtarët sot në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga autoriteti shtetëror i menaxhimit të fatkeqësive të Assam-it, viktimat u raportuan nga shtatë rrethe të shtetit në 24 orët e fundit.

Shtatë persona janë raportuar të zhdukur, theksoi autoriteti.

Shteti është përballur me përmbytje për më shumë se një javë tani dhe më shumë se katër milionë njerëz janë prekur deri më tani.

Që nga prilli, vdekjet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Assam kanë arritur në 81.