Shkollat ​​në Japoni regjistrojnë numër rekord mësuesish që duan të lënë punën për shkak të sëmundjeve mendore

Shkollat ​​japoneze kanë regjistruar numër rekord aplikimesh për pushim nga mësuesit për shkak të sëmundjeve mendore, treguan sot të dhënat e qeverisë, transmeton Anadolu.

Rreth 7.119 mësues janë larguar midis prillit 2023 dhe marsit të vitit të kaluar, që është rekord i lartë për të tretin vit radhazi, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

Shifra përbën 0,77 për qind të të gjithë mësuesve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe në shkollat ​​me nevoja të veçanta, ose një në çdo 130 mësues, sipas Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë të vendit.

Në këtë periudhë është shënuar gjithashtu një rekord prej 788 mësuesish që kanë lënë punën brenda një viti për shkak të sëmundjeve mendore.

Të dhënat treguan gjithashtu se vendi me rreth 125 milionë banorë ka regjistruar 320 raste rekord mes mësuesve që janë përballur me masa disiplinore për krime seksuale.

Qeveria po shqyrton masat për të përmirësuar kushtet për mësuesit duke rritur stafin dhe duke ulur ngarkesën e punës pas rritjes së rasteve të sëmundjeve mendore.

Po ashtu, ajo është duke punuar për të inicuar masa për të bllokuar nga shërbimet të dënuarit për keqbërje seksuale.