Elias, mësuesi i ri i Anglishtes në një shkollë në Finlandën jugore, ka durim të pafund, asnjëherë nuk e bën një nxënës të ndjehet në siklet pas një pyetjeje dhe mund të kërcejë edhe sipas “Gangnam Style”.
Elias, është po ashtu një robot. Bëhet fjalë për një opsion për mësimin e gjuhës që përfshin një robot humanoid dhe një aplikacion, që aktualisht po testohet në një program pilot një vjeçar përkrah mësimit të matematikës nga një robot në një shkollë fillore në qytetin e tretë më të madh të Finlandës.
Elias roboti mund të flasë 23 gjuhë dhe është i pajisur me një softuer që e lejon të kuptojë kërkesat e nxënësve. Ai komunikon në finlandisht apo anglisht si edhe njeh nivelet e aftësive të nxënësve.
Disa nga mësuesit njerëz që kanë punuar me këtë teknologji, e shikojnë si një nga shumë mënyrat e edukimit që mund të përdoret për ti angazhuar fëmijët më shumë me mësimin.Sipas tyre, ideja është që fëmijët të përfshihen dhe të motivohen duke u bërë më aktivë. Përdorimi i robotëve në klasë nuk është diçka e re.
Robotët mësues janë përdorur në Lindjen e Mesme, Azi dhe SHBA, vitet e fundit, por teknologji moderne si shërbimet “claud” dhe printimi 3D po lejojnë kompani më të vogla inovative të hyjnë në sektor.Vetë nxënësit thonë se janë të ekzaltuar nga mësimi me mësuesin robot…
Pavarësisht aftësive të tyre në gjuhën e huaj apo matematikë, paaftësia e robotëve për të ruajtur disiplinën në një klasë filloreje, do të thotë që të paktën edhe për disa kohë, vendet e punës të mësuesve njerëz, nuk rrezikohen.