Ballina Jeta Familje Shkolla mbaroi, por këto janë detyrat e verës

Shkolla mbaroi, por këto janë detyrat e verës

Shkolla mbaroi dhe hapet stina më e dashur për nxënësit, ajo e pushimeve të gjata verore. Por si do të plotësoni ditët e gjata të fëmijëve tuaj për tu zbavitur e argëtuar. Detyrat e verës kanë qenë një debat i shpeshtë mes prindërve edhe mësuesve, mbi argumentin nëse janë të nevojshme apo jo, por asnjëherë nuk është arritur një rezultat.

Pro dhe kundër
Prindërit zakonisht në fund të vitit shkollor marrin nga mësuesit e fëmijëve udhëzimet e duhura për ecurinë e fëmijës. Shumë prindër janë të idesë se vera duhet shijuar dhe fëmijët meritojnë argëtim e zbavitje të plotë, por në kohën e sotme të teknologjisë dhe informacionit është disi e vështirë kjo. Por ka dhe nga ata që mendojnë se në ditët e gjata të verës një pjesë kohe duhet ti dedikohet “detyrave”, qoftë leximit apo dhe shkrimit edhe si një lloj shlodhjeje për fëmijën, dhe moslargimin e fokusit nga mësimi.

Gjithmonë sugjerohet se aktiviteti ideal do të ishte leximi, dhe mësuesit sugjerojnë disa libra për të shijuar gjatë verës, sigurisht varet dhe nga mosha e fëmijës. Leximi është ushtrimi më i mirë për gjuhën shipe dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohën qoftë në qytet apo dhe ne plazh. Për me tepër ju shërben dhe të mbani fëmijët larg televizioneve dhe smartphone-ve.

Për më të vegjëlit nuk është torturë një libër i vogël për të vizatuar, kopjuar e ngjyrosur. Gjithmonë në varësi të moshës, më të mëdhenjtë janë të aftë të organizojnë vetë mënyrën e leximit kur duan, gjatë ditëve të pushimeve. Ndërsa të vegjlit kanë nevojë për përkushtimin dhe të prindërve.

Exit mobile version