Mbrojtësi i njohur dhe kampion i botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi është afër të nënshkruaj me klubin shqiptar, Vllaznia.
Trajneri Qatip Osmani përmes një komunikate e konfirmoi interesimin dhe bisedimet që kanë me lojtarin shqiptar, shkruan Indeksonline
31-vjeçari është pa klub që nga qershori i viti 2023. Gjatë këtij viti ai ishte larguar nga Levante, klubi spanjoll.
Kujtojmë që Mustafi gjatë karrierës së tij, luajti për klubet: Sampdoria, Arsenal, Valencia dhe Schalke 04.