Shoqëria Civile në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër nën udhëheqjen e shoqatës Përpjekje, ka zhvilluar sot një marshim për Halepin, duke u soldiraizuar me qytetarët atje dhe synimin për tërhqejen e vëmendje për situatën në atë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Kësaj nisme i janë bashkuar shoqata të ndryshme në këtë qytet, të rinj dhe të reja nga shkollat e qytetit të Shkodrës si, Shkolla Branko Kadia, Medreseja e Shkodrës dhe 28 Nëntori, ndërkohë pjesë e këtij marshimi janë bërë edhe fëmijët e kopshtit Bebtusha.
Të pranishmit në këtë marshim mbanin në duar pankaarta me mbishkrime të ndryshme si, “Pease for Aleppo “, “Save Aleppo” BE HUMAN!, PRAY FOR ALEPPO, etj. Fëmijët me mbishkrimin ‘SAVE ALEPPO’ dhe nxënësit me gojë të mbyllyr me shirit të zit të cilët simbolizonin heshtjen e botës ndaj masakrës në Halep ishin ato që spikatën më shumë në këtë marshim.
Në përfundim të marshimit fëmijët e kopshtit lëshuan në qiellin e Shkodrës përllumba në shenjë lirie dhe solidariteti me fëmijët e Halepit.