Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë.
Kuqezinjtë u mposhtën në udhëtim tek skuadra Trakai me rezultat të ngushtë 2-1.
Vetëm pas një minute lojë, ishte sulmuesi Maksimov që kaloi vendasit në epërsi 1-0.
Shqiptarët u kundërpërgjigjën mirë vendasve, pasi në fundin e pjesës së parë barazuan nëpërmjet brazilianit Junior në 1-1.
Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë pasi shënuan golin e epërsisë.
Ishte përsëri Maksimov që shfrytëzoi një pasim nga Dorley dhe shënoi për 2-1.
Shkëndijës iu vështirësuan punët pasi fillimisht Sergio Junior në minutën e 57 dhe pastaj Adrian Cuculi në minutën e 62-të u ndëshkuan me karton të kuq.
Por deri në fund të ndeshjes, kuqezinjtë u mbrojtën mirë dhe ndeshja përfundoi me fitore minimale të Trakai 2-1.
Shkëndija ka gjasa të mira për të kaluar tutje nëse arrin fitore minimale në shtëpi.