Milan ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Shkëndijës së Tetovës.
Ndeshja e dy skuadrave kuq e zi i takoi asaj nga Milano me rezultat minimal 0-1.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 13 minutave lojë realizuan golin nëpërmjet sulmuesit të talentuar, Curtone.
Me rezultatin minimal 0-1 në të mirë të ‘Rossonerëve’ përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Fillimi i pjesës së dytë i zgjoi nga gjumi vendasit që tentuan barazimin e rezultatit.
Në minutën e 50-të, mesfushori Armend Alimi tentoi të shënoj por Marco Storari largoi topin në rivënie fundore.
Kuqezinjtë nga Tetova provuan deri në fund të shënonin së paku golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj Milani edhe pas ndeshjes së dytë shënoi fitore ndaj Shkëndijës, dhe me rezultat të përgjithshëm 7-0 kualifikohet për në Grupet e Ligës së Evropës.
Duhet cekur se stadiumi i Shkupit ishte i stërmbushur me adhurues të futbollit të cilët kishin udhëtuar jo vetëm për ta përkrahur Shkëndijën por edhe për ta parë nga afër një ndeshje të gjigantit AC Milan.