Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës e ka kaluar me lehtësi edhe rrethin e dytë në Evropa Ligë.
Shkëndija në ndeshjen e dytë barazoi 1 me 1 kundër ekipit finlandez, Helsingin Jalkapallokoklubi, por falë fitores 3 me 1 në shtëpi kualifikohet për në rrethin gjysmë final.
Golat në këtë ndeshje mjaftë interesante i shënuan: Radeski (autogol) që i dha epërsinë skuadrës nga Finlanda dhe Celikovic që barazoi gjithçka për ekipin e Shkëndijës.