Kjo është pjesa më e paharrueshme e të qenurit nënë- fakti që s’mund të mbani mend asgjë. Emrat e shoqeve, kthimi i mesazheve apo edhe kur hyni në kuzhinë dhe nuk dini pse keni hyrë.
Shumë nëna shqetësohen se kjo periudhë nuk do të përfundojë asnjëhere. Por, shkencëtarët kanë siguruar se “mumnesia” nuk është shqetesuese. Pas disa muajve, gratë tregojnë se kanë vërejtur se kanë memorie më të mirë dhe janë në gjendje të kryejnë shumë punë përnjëherë duke qenë më efikase se sa para lindjes së bebes.
Hulumtimet kanë dokumentuar shkenctarisht dhe kanë gjetur faktorët kyç që e shkaktojnë këtë gjendje. Ndryshimet hormonale, lodhja dhe stresi i nënës së re lidhur me kujdesin që duhet ofruar të porsalindurit.
Lajmi i mirë është se hulumtuesit thonë që gratë nuk duhet të shqetësohen shumë për këtë fenomen. Zakonisht është problem që nuk zgjatë shumë- vetëm disa muaj dhe gjërat fillojnë përmirësohen.
“Mumnesia” si fenomen është hulumtuar nga Universiteti i Bostonit dhe Instituti Teknologjik I Massachusetts.
Në rend të parë, është mënyra se si nënat e reja e ndryshojnë komplet stilin e jetesës pas ardhjes së bebit në jetë, thotë neuropsikiatri Louann Brizendine, drejtuesi i hulumtimit.
“Nënat e reja koncentrohen në shërbim të bebit, të përkushtuara t’i ofrojnë gjithçka duke i bërë bebet prioritet të jetës.”
Fillimisht, gjërat më pak të rëndësishme harrohen, apo pozicionohen në një pjesë më pak aktive të trurit.
Në rend të dytë, harresa është edhe pjesë e mekanizmit mbrojtës të gruas pas përjetimit të dhimbjeve të lindjes, thotë Dr.Sharon Phelan, gjinekologe.
Diçka tjetër me rëndësi ështe edhe niveli i estrogjenit. Në fund të shtatëzanisë niveli i estrogjenit është shumë i lartë, duke u shëndrruar gati në jo-ekzistues pas lindjes. Perderisa estrogjeni ka rol kyç në fertilitet, ai gjithashtu ka rolin e neuro-transmetuesit, duke dërguar sinjale në tru.
Si dhe përfundimisht lodhja ndikon shumë në procesin e harresës.
Hulumtuesit kanë llogaritur se një grua mund të humbasë deri në 700 orë gjumë, e barabartë me 2 orë për natë, brenda vitit të parë të jetës së fëmiut./Mesazhi/