Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian

Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian

Çmimi prestigjioz i Zbuluesve Evropian i ka njohur njerëzit me risitë që po ndryshojnë jetën tonë.

Ky cmim u dha sot nga Zyra Europiane e Patentave, ku u shperblyen individët dhe ekipet që tregojne aftësi shkencore, krijuese dhe intelektuale, të cilat kontribuojnë në progres global.

Çmimi synon të inkurajojë inovacionin, dhe një juri e pavarur ndërkombëtare vlerësojnë inovacionet bazuar në origjinalitetin teknik, si dhe ndikimin ekonomik dhe social.

Fituesit e vitit 2017 u vecuan me shkencetarin musliman Adnane Remmal nga Maroku, i cili zbuloi se si mund te rritet efikasiteti i antibiotikëve me vajra esenciale

 

Fituesit:

Industri

Jan van den Boogaart dhe Oliver Hayden (Holandë, Austri) – Testi i shpejtë i gjakut për malarien

Zbulim

Laurent Lestarquit, José Ángel Ávila Rodríguez dhe ekipi (Francë, Spanjë) – Sinjale radioje për navigim më të mirë satelitor

Vendet jo-evropiane

James G. Fujimoto, Eric A. Swanson dhe Robert Huber (SHBA, Gjermani) – Imazhe mjekësore me rezolucion të lartë (OCT)

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Günter Hufschmid (Gjermani) – Super-sfungjer për derdhjet e naftës

Çmimi i popullaritetit

Adnane Remmal (Marok) – Rritja e efikasitetit te antibiotikëve me vajra esenciale

Arritje jetësore

Rino Rappuoli (Itali) – Vaksina sipas analizës së gjeneve. /MESAZHI/

Exit mobile version