Çmimi prestigjioz i Zbuluesve Evropian i ka njohur njerëzit me risitë që po ndryshojnë jetën tonë.
Ky cmim u dha sot nga Zyra Europiane e Patentave, ku u shperblyen individët dhe ekipet që tregojne aftësi shkencore, krijuese dhe intelektuale, të cilat kontribuojnë në progres global.
Çmimi synon të inkurajojë inovacionin, dhe një juri e pavarur ndërkombëtare vlerësojnë inovacionet bazuar në origjinalitetin teknik, si dhe ndikimin ekonomik dhe social.
Fituesit e vitit 2017 u vecuan me shkencetarin musliman Adnane Remmal nga Maroku, i cili zbuloi se si mund te rritet efikasiteti i antibiotikëve me vajra esenciale
Fituesit:
Industri
Jan van den Boogaart dhe Oliver Hayden (Holandë, Austri) – Testi i shpejtë i gjakut për malarien
Zbulim
Laurent Lestarquit, José Ángel Ávila Rodríguez dhe ekipi (Francë, Spanjë) – Sinjale radioje për navigim më të mirë satelitor
Vendet jo-evropiane
James G. Fujimoto, Eric A. Swanson dhe Robert Huber (SHBA, Gjermani) – Imazhe mjekësore me rezolucion të lartë (OCT)
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Günter Hufschmid (Gjermani) – Super-sfungjer për derdhjet e naftës
Çmimi i popullaritetit
Adnane Remmal (Marok) – Rritja e efikasitetit te antibiotikëve me vajra esenciale
Arritje jetësore
Rino Rappuoli (Itali) – Vaksina sipas analizës së gjeneve. /MESAZHI/