Shkencëtarët e Institutit Teknologjik në Massachusetts (MIT) zbuluan sesi përmes energjisë solare të shndërrojnë ujin e kripur në ujë të ëmbël dhe të pijshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Zbulimi epokal është vepër e një grupi shkencëtarësh nën udhëheqjen e hulumtuesit turk Emre Gencer.
Në një bisedë më gazetarin e AA-së, Gencer tha se ekipi i tij ka qenë i inspiruar me problemin e mungesës së ujit të pijshëm në vendet të cilat janë të rrethuara me energji solare dhe ujë të kripur të detit.
“Uji i pijshëm, energjia elektrike dhe hidrogjeni mund në të njëjtën kohë të prodhohen me ndihmë të energjisë solare dhe ujit të kripur, ndërsa në këtë mënyrë të fitojmë resurse të cilat bota sot është më e privuar”, tha Gencer.
Duke shpjeguar punën e patentës, Gencer tha se uji i detit konvertohet së pari në avull duke përdorur energjinë solare dhe pastaj kthehet në sistem përsëri në një gjendje të lëngët në formën e ujit të pijshëm.