Ballina Kuriozitete Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë

Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë

U zbulua nga një ekip i National Geographic, mendohet se është më shumë se 300-vjeçar

Shkencëtarët kanë zbuluar koralin më të madh në botë afër Ishujve Solomon në Oqeanin Paqësor. Ekipi i shkencëtarëve thotë se megakorali mund të jetë më shumë se 300 vjet i vjetër.

Korali u gjet nga një videograf që punon për National Geographic i cili po vizitonte pjesë të largëta të oqeanit Paqësorit për të parë se si është ndikuar nga ndryshimet klimatike. Është 34 metra e gjerë dhe më shumë se pesë metra i lartë.

Megakorali i ka mbijetuar dekadave të ndryshimit të mjedisit dhe duket se po lulëzon edhe në mes të ngrohjes së vazhdueshme globale të oqeaneve. Shkencëtarët, megjithatë, janë të shqetësuar për fatin e tij për shkak të aciditetit të oqeaneve nën ndryshimin e klimës.

Teksa bota bëhet më e ngrohë për shkak të emetimeve të tepërta globale të dioksidit të karbonit, po bëhet më e vështirë për këta organizma të mbeten të shëndetshëm.

Exit mobile version