Shkencëtarët: Çdo 6 sekonda vdes një duhanpirës

Në Nepal, paralajmërimet për dëmet e duhanit gjenden në 90% të paketave që shiten.

Vdekjet që vijnë nga pirja e duhanit po rriten ndjeshëm kudo në botë dhe 80% e tyre priten të ndodhin në vendet me shoqëri të zhvilluar deri në vitin 2030.

Duhani vret rreth 6 milionë njerëz në vit dhe mund të bëhet diçka për ta parandaluar këtë duke ndërgjegjësuar konsumuesit.

Po mendohet të zhvillohet një fushatë kundra duhanit e cila do të rezultojë e suksesshme.

Duhan-pirja shkakton kancer, probleme të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes së bashku me një sërë problemesh të tjera për shëndetin