Shkencëtarët britanikë thonë se janë në prag të gjetjes së vaksinës kundër coronavirusit

Shkencëtarët në Londër janë afër zhvillimit të një vaksine për llojin e coronavirusit Covid-19, thanë ata.

Rezultatet tashmë janë përfunduar me sukses në minj dhe mund të jenë gati për testet njerëzore deri në qershor, shkruan Metro.co.uk. Eksperimentet janë duke u udhëhequr në Imperial College London nga doktor Robin Shattock, transmeton Telegrafi.

Ata kanë bërë thirrje për më shumë fonde dhe thanë se një vaksinë mund të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Studiuesi i lartë Dr Paul McKay i tha Daily Express: “Unë kam marrë rezultate nga një muaj pasi injektova vaksinë në minj dhe vaksina funksionon vërtet, vërtet mirë”.

Ekipi aktualisht po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.

Dr McKay tha që ata kanë aplikuar për fonde të mëtejshme nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore në mënyrë që të kryejnë provat klinike njerëzore.

Ai vazhdoi: “Nëse marrim fondin për provat klinike njerëzore, do t’ia vendosim njerëzve deri në qershor”.

“Nëse shkencëtarët britanikë këtu krijojnë një vaksinë do të ishte mirë sikur Qeveria t’i mbështeste ata”, tha McKay.

Nëse provat njerëzore do të jenë të suksesshme, ekipi thotë se ata kanë shpresë se vaksina do të jetë e disponueshme për pacientët brenda një viti.

Zhvillimet vijnë pasi Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndalojë tubime të mëdha publike që të ndalin pandeminë.