Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Vendimi vjen pas një beteje 4-vjeçare me Epic Games. Google tha ditën e Hënë se do të apelonte vendimin duke vënë theksin tek konkurrenca me Apple dhe kërcënimet e sigurisë.

Google është urdhëruar të hapë Play Store. Ditën e Hënë gjykatësi Amerikan James Donato lëshoi një urdhër që detyron kompaninë të hapë dyqanin e saj të aplikacioneve për konkurrentët për tre vitet e ardhshme si dhe ti bëjë aplikacionet e saj Android të disponueshme në dyqanet alternative.

Vendimi vjen pas një beteje 4-vjeçare me Epic Games. Google tha ditën e Hënë se do të apelonte vendimin duke vënë theksin tek konkurrenca me Apple dhe kërcënimet e sigurisë.

Si rezultat Google duhet të lejojë dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta të kenë qasje në librarinë Google Play. Gjithashtu kompania duhet ti bëjë dyqanet alternative të disponueshme për shkarkim në Play Store.

Kompania nuk do të lejohet të bëjë marrëveshje për lançimin ekskluziv të aplikacioneve në Google Play. Ndryshime do të ketë edhe sa i takon faturimit.

Google nuk mundet që të detyrojë zhvilluesit të përdorin sistemin e saj të tarifimit. E as të bllokojë njoftimin e përdoruesve për alternativa më pak të kushtueshme pagesash nga zhvilluesit.

Vendimi ndaj Google mori drejtim krejtësisht tjetër nga ai mes Epic dhe Apple ku krijuesi i Fortnite humbi.