Ballina Autorë Opinione Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

Siç e dimë, qeveria e Kosovës ka akorduar ca fonde për shoqërinë civile në Preshevë. Në saje të këtyre fondeve janë zhvilluar ca projekte artistike. Dy filma të metrazhit të shkurtë, të realizuar nga fondet e qeverisë së Kosovës u paralajmëruan se do të promovohen në Preshevë. U ndaluan. Shtëpia e Kulturës nuk ua lejoi. Turp i madh për autoritetet lokale në Preshevë të ndalojnë një film shqiptar i punuar nga regjisor e skenarist Preshevar. Puna paska vajtur edhe më keq. Premiera e këtyre filmave u paralajmërua në Bujanoc. Drejtori pasi ka dhënë leje, është marrë në bisedë informative nga policia me urdhër të prokurorisë. Me gjasë filmat nuk do mund të shfaqen në institucione publike. Ato janë veç dy filma me përmbajtje historike e sociale. Asgjë tjetër. Tani, premisat raciste të një regjimi shfaqen në shtypjen e butë të zhvillimit kulturor ndaj një populli. Të jesh minoritet në shtetet ku majoriteti i takon një populli i cili narracionin e vet dhe manipulimin masiv masmedial e ndërton mbi të drejtën e shtypjes së tjetrit si e drejtë hyjnore dhe historike, është fatalitet sizifian. Popull i ndaluar. Por më vjen keq për disa politikan atje që nuk e mësuan një lloj mësimi Fanonian se sado që ju të “zinjtë” të mbani maska të bardha, nuk mund të bëheni si të bardhët, si kolonizatorët tuaj, por mbeteni veç njerëz me maska e me fytyra të zeza.

Një i moshuar në Shqipëri më tha: shumë interesant jeni ju Preshevarët. Jeni të shumë të mençur dhe të gjithë botës i jepni mend. Por ama vendin tuaj e latë pa mend!

Na fal, Preshevë!

Exit mobile version