Grupet e armatosura opozitare në Siri kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në bisedimet politike në Astana nëse ushtria e Bashar al-Asadit dhe milicët mbështetës të regjimit vazhdojnë shkeljet e armëpushimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar ditën e djeshme nga opozitarët thuhet: “Deri në zbatimin e plotë të armëpushimit (nga regjimi) pezullojmë takimet dhe konsultimet që do të zhvillohen në lidhje me negociatat në Astana. Konsiderohet si klauzola më e rëndësishme e shkeljes së armëpushimit fakti që regjimi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë ndryshim rajonal dhe që të kontrollojnë sa më shumë hapësirë në territoret e Sirisë. Nëse regjimi nuk zbaton kushtet para nënshkrimit të armëpushimit nuk mbetet asnjë dispozitë dhe nënkupton se ka përfunduar”.
Nër të tjera në deklaratë theksohet se moszbatimi i kushteve të armëshpushimit nga regjimi i Asadit ka çuar në dilemë fuqinë e Moskës mbi regjimin ku Rusia është edhe garantuese e kësaj.
Grupet të cilët kanë nënshkruar deklaratën janë si në vijim:
Ushtria islame, Fronti i Damaskut, Sukur esh-Damask, Divizioni i Parë Bregdetar, Ushtria Izzet, Ushtria e Lirë e Idlibit, Ushtria Nasir, Divizioni Sultan Murat, Festakim kema um Erd, Fejlek el-Rahman, Fejlek Damask, Xhephe’t ehl-i Damask.
Shkeljet e armëpushimit
Dakordësimi i armëpuhsimit të arritur mes palëve në konflikt në Siri hyri në fuqi më 30 dhjetor në ora 00.00 me orën lokale. Por, forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit vazhdojnë të shkelin armëpushimin.
Sipas informacioneve që gazetari AA-së i ka marrë në front, thuhet se në një sulm të ndërmarrë më datë 1 janar në rajonin Kefer ed-Dail në perëndim të Halepit kanë humbur jetën 2 fëmijë.
Ditën e djeshme forcat e regjimit sulmuan me predha mortajash rajonin Guta Lindore në Damask. Ndërsa në sulmet e ndërmarra në rajonet Xhesrejn, Hamurije, Dejr kanun dhe Kafr zejta si dhe në kampin e refugjatëve në Jermuk kanë humbur jetën 5 civilë.
Nën objektiv kanë qenë gjithashtu edhe fshati Xhaberije dhe rajoni Jermuk në veri të qytetit Hama, rajoni Xhisr esh-shugur në Idlib, rajoni Anadan në perëndim të Halepit si dhe rajoni Telbise në Humus ku si pasojë ka humbur jetën një civil.
Shkeljet intensive të armëpushimit nga forcat e regjimit ku Turqia dhe Rusia janë vendet garantuese, vështirësojnë fillimin e negociatave politike në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.
Turqia në kuadër të dakordësimit pret që Rusia e cila është vendi garantues i armëpushimit të shtojë përpjekjet për t’i dhënë fund shkeljeve të forcave të regjimit.