Shkarkohet trajneri i parë në Premier Ligë

Crystal Palace këtë mëngjes kanë shkarkuar trajnerin Frank de Boer dhe Roy Hodgson pritet ta zë vendin e tij.

Mirror Sport raporton se Hodgson-it u është ofruar një kontratë dyvjeçare dhe do të marrë përgjegjësinë nga java e ardhshme.

De Boer shpresonte të shmangte shkarkimin pas humbjes së Crystal Palace ndaj Burnleyt, por Steve Parish u tregua i pamëshirshëm.

Sezoni i Crystal Palace filloi keq me një humbje 3-0 në shtëpi nga Huddersfield.

Poashtu Frank de Boer humbi edhe nga Liverpool dhe Swansea në fund të muajit të kaluar.