Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkarkohet nga detyra kryeministri i Pakistanit

Shkarkohet nga detyra kryeministri i Pakistanit

Gjykata e lartë e Pakistanit ka shkarkuar kryeministrin Nawaz Sharif nga detyra. Ky vendim erdhi pas një hetimi të gjatë lidhur me korrupsion në pasurinë e tij familjare.

“Ai nuk ka më të drejtë të jetë një anëtar i ndershëm i parlamentit dhe ai pushon së funksionuari në zyrën e kryeministrit”, tha gjykatësi Ejaz Afzal Khan.

Gjykata e Lartë e Pakistanit gjithashtu shkarkoi ministrin e Financave Ishaq Dar, i cili njihej si “krahu i djathtë” i Sharif. /MESAZHI/

Exit mobile version