Inflacioni në 19 shtete që përdorin euron arriti rekord në 8.6 për qind në qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Inflacioni u nxit nga një rritje e kostos së energjisë, e shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu, çmimet e ushqimeve po rriten dita-ditës.
Shkalla e inflacionit në Eurozonë në maj ka arritur rekord prej 8.1 për qind, në kushtet e rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara sot nga Agjencia Statistikore e Bashkimit Evropian – Eurostat.
Inflacioni në Eurozonë tani është në nivelin më të lartë që nga viti 1997, kur filloi mbajtja e evidencës.