Ballina Jeta Shëndetësi Shkaktarët keyesorë të ulçerave të gojës…

Shkaktarët keyesorë të ulçerave të gojës…

Ulcerat e gojës janë një problem i zakonshëm, gjithsesi shkaktojnë shumë parehati dhe dhimbje.

Ato janë në ngjyrën e bardhë, dhe anët e tyre janë të rrethuara me të kuqe.

Zonat e inflamuara zakonisht ndodhen në buzë, faqe, te mishrat e dhëmbëve ose poshtë gjuhës.

Ulcerat e gojës zakonisht ndodhin për shkaqe të ndryshme, por ja cilat janë dy arsyet kryesore:

Ulcera “minor”

Ulcera ‘minor’ është rasti më i zakonshëm i ulcerave dhe ndodh në 80% të rasteve. Procesi i shërimit zakonisht kërkon 7 deri në 10 ditë.

Ulcera “major”

Ulcerat ‘major’ janë rastet më të rënda të kësaj lloj sëmundje dhe zakonisht janë shumë të dhimbshme dhe shkaktohen nga ndonjë infeksion ose herpes ‘simplex’.

Në këtë rast ato përsëriten si plagë me kalimin e kohës dhe kryesisht u ndodh më shumë femrave sesa meshkujve.

Ja disa nga shkaktarët kryesorë të ulcerave të gojës:

Kushte johigjienike dentare,

Stres

Alergjitë e ushqimit

Pickimet e insekteve në buzë dhe faqe

Infeksionet e herpesit

Mungesë e vitaminës B12 dhe C si dhe mungesë hekuri

Sëmundjet e lëkurës.

Në një enë me ujë shtoni një lugë me farat e korianderit dhe lëreni të ziejnë.

Përdoreni përzierjen e përgatitur për të shpëlarë gojën 3 deri 4 herë në ditë.

Përsëriteni këtë ‘mjekim’ derisa të shikoni që plagët janë qetësuar./Mesazhi/

Exit mobile version