Hetuesit në Nju Jork besojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronks, i cili shkaktoi 12 viktima, është shkaktuar nga loja e një fëmije me sobën.
Një djalë i pambikqyrur trevjeçar aksidentalisht ka shkaktuar zjarrin, tha Daniel Nigro.
Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, shtoi ai.
Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet për të paktën 25 vitet e fundit, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.
Policia tha se në mesin e viktimave janë tri vajza, të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë që nuk është identifikuar ende.
Mbi 160 zjarrfikës kanë ndihmuar për të shuar flakët. /albeu.com/