Kosova në muajin nëntor do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024. Për Kosovën, në fakt kjo ndeshje do të jetë e mbetur, pasi që është paraparë të luhet në muajin e kaluar, por shkak luftës në Lindjen e Mesme kjo sfidë me pas është shtyrë për në muajin nëntor (12 nëntor) edhe pse është në fluksin e ndeshjeve evropiane dhe për këtë Dardanët në kontigjentin e tyre kanë një numër të madh të mungesave.
Sfida me Izraelin është nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ani pse kërkohet fitorja e parë në kryeqytet, do të jetë një opison i vështirë.
Në këtë duel nuk janë emra si kapiteni Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.
Kësisoj trajneri Primoz Gliha pritet të bëj ndryshime të mëdha në formacion, megjithatë në portë do të jetë i përhershmi Aro Muric.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luaj nga minuta e parë Lirim Kastrati, derisa në të majtë Fidan Aliti. Në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi.
Reparti i mesfushës do të përbëhet nga Qëndrim Zyba dhe Florian Loshaj, ndërsa më i avancuar është Florent Muslija.
Ndërkohë në sulm Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë, derisa në qendër është Vedat Muriqi. Për krahun e majtë të sulmit është një konkurrencë e madhe mes Elbasan Rashanit, Ermal Krasniqit dhe Zymer Bytyqit, por duket se më i preferuar është Rashani.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric; Kastrati, Aliti, Dellova, Hajrizi; Zyba, Loshaj; Muslija; Rashica, Rashani, Muriq.