Ballina Kuriozitete Shiu i meteorëve dhuron spektakël në Ballkan

Shiu i meteorëve dhuron spektakël në Ballkan

Shumë qytetarë zgjodhën të shijojnë fenomenin e rrallë natyror

Ashtu siç ndodh prej shumë vitesh, yjet që bien në Gusht, ose Perseidet, kanë ofruar edhe këtë herë një spektakël të vërtetë në qiell.

Për të shijuar fenomenin e rrallë i cili ishte i dukshëm në të gjithë Ballkanin shumë qytetarë qëndruan zgjuar.

”Kjo nuk është hera e parë që shoh shi meteorësh, por është hera e parë që shoh kaq shumë yje. Pamja është vëertet fantastike sepse çdo dy minuta bie një yll, i madh ose i vogël dhe është vërtet mbresëlënëse. ‘Rruga e Qumështit‘ tani është shumë e qartë së bashku me yjet. Unë me të vërtetë u rekomandoj të gjithëve të vijnë dhe të shohin.

Shumë njerëz në ishullin kroat të Lastovës, i cili shtrihet në detin Adriatik shijuan fenomenin e rrallë.

“Çdo pak minuta mund të shihni një yll që bie dhe është vërtet interesante sepse ka shumë njerëz që kanë ardhur për ta parë këtë dukuri.”

Pamja unike u kap nga shumë fotografë në mbarë botën. Yjet ose meteorët që përplasen janë rezultat i grimcave të vogla që hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi të madhe, zakonisht rreth 60 kilometra në sekondë.

Exit mobile version