Shiu i dendur në Mekë krijon pamje të bukura në Qabe

Shiu i dendur në Mekë ka krijuar pamje të bukura në Qabe, raporton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, raportoi se reshjet e dendura kanë përfshirë gjithë vendin, përfshirë dy qytetet e shenjta, Mekën dhe Medinën.

Sasia e reshjeve në rajonin e Mekës ka qenë 24,8 milimetra.

Pamje të pelegrinëve të Umres duke u falur në Qabe nën shi janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Reshjet, veçanërisht në Qabe, kanë krijuar imazhe të bukura.