Ballina Arritje Teknologji Shitjet e serive Apple iPhone 16 më të ulëta sesa pritej

Shitjet e serive Apple iPhone 16 më të ulëta sesa pritej

Modelet standarde iPhone 16 dhe 16 Plus kanë parë kërkesë më të lartë sesa iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus në fundjavën e parë të shitjeve por nuk mjaftuan për të kompensuar rëniet e modeleve Pro.

Analisti i Apple Ming-Chi Kuo tha se kërkesa për iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max ka qenë më e ulët sesa pritej nga kompania që kur pajisjet u ishin të disponueshme për tu porositur në SHBA dhe disa vende të botës që prej ditës së Premte.

Kuo tha se të dhënat e tij mbështeten në zinxhirët e furnizimit të Apple. Ai përllogarit se shitjet e katër modeleve iPhone 16 arritën 37 milionë njësi në fundjavën e parë, një rënie me 13 përqind krahasuar me iPhone 15 vitin e kaluar.

Analisti tha se një rol të rëndësishëm në këtë rënie të kërkesës janë modelet iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max të cilat panë shitje 27 përqind dhe 16 përqind më të ulëta respektivisht sesa iPhone 15 Pro dhe 15 Pro max vitin e kaluar.

Modelet standarde iPhone 16 dhe 16 Plus kanë parë kërkesë më të lartë sesa iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus në fundjavën e parë të shitjeve por nuk mjaftuan për të kompensuar rëniet e modeleve Pro.

Sipas tij një arsye madhore për këtë kërkesë të ulët fillestare është se Apple Intelligence nuk do të jetë e disponueshme kur të mbërrijnë në duart e konsumatorëve këtë javë.

Përkundrazi funksionalitetet e para AI do të mbërrijnë në iOS 18.1 në Tetor.

Exit mobile version