Smartfonët më të fundit të Apple dhe Huawei debutuan në Kinë më 20 Shtator duke shtuar konkurrencën në një prej tregjeve më të mëdha në botë ku firmat Amerikane ka humbur terren gjatë 2024.
Modelet e reja iPhone të Apple patën një nisje të fortë në Kinë ndërsa shitjet u rritën me 20 përqind në tre javët e para të debutimit krahasuar me debutimin e modelit të 2023 sipas të dhënave të Counterpoint Research.
Smartfonët më të fundit të Apple dhe Huawei debutuan në Kinë më 20 Shtator duke shtuar konkurrencën në një prej tregjeve më të mëdha në botë ku firmat Amerikane ka humbur terren gjatë 2024.
“Jemi duke parë shitje të forta të serive iPhone 16 në Kinë,” tha Counterpoint, duke shtuar se modelet iPhone 16 Pro dhe Pro Max po performonin mjaft mirë.
Shitjet e tyre të kombinuara u rritën me 44 përqind krahasuar me ekuivalentët e 2023, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
Në tërësi shitjet në Kinë ranë me 2 përqind nga viti në vit gjatë periudhës 3-javore nga debutimit i iPhone 16 kjo edhe për shkak të konkurrencës së fortë të serive Mate dhe Pura të Huawei.