Përqindja e përdoruesve në iPhone 11 në tre mujorin e parë të 2020-ës ishte 15% ndërsa përqindja e përdoruesve në iPhone 12 në tre mujorin e parë të 2021 ishte 16%.
Apple nuk tregon më sesa njësi iPhone ka shitur çdo vit, por përqendrohet tek shitjet mesatare të çdo modeli dhe të ardhurat e gjeneruara nga divizioni i iPhone.
Nga të gjitha informacionet e publikuara gjer më sot, seritë iPhone 12 kanë qenë një sukses masiv për kompaninë.
Një raport i Counterpoint Research sugjeron se seritë iPhone 12, përfshirë iphone 12 mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, kishin më shumë përdorues aktivë në tre mujorin e parë të 2021 sesa seritë iPhone 11 vitin e kaluar.
Përqindja e përdoruesve në iPhone 11 në tre mujorin e parë të 2020-ës ishte 15% ndërsa përqindja e përdoruesve në iPhone 12 në tre mujorin e parë të 2021 ishte 16%.
Duhet theksuar se iPhone 12 debutoi një muaj më vonë krahasuar me seritë iPhone 11. Një prej tipareve kryesorë që ka joshur shumë përdorues të iPhone 12 është pdayshim ekrani OLED dhe konektiviteti 5G. /PCWorld