Ballina Kulturë Libra Shitje rekorde e librit “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”

Shitje rekorde e librit “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”

“Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” (Fear: Trump in the White House), është libri i ri për presidentin amerikan i cili nga e martja është edhe zyrtarisht në shitje. Ditën e parë janë shitur mbi 750 mijë ekzemplarë, që është shitje rekorde për këtë fushë tematike, rapoton Anadolu Agency (AA).

Autori i librit, i cili ka nxitur një debat të ashpër në opinionin amerikan, është ikona e gazetarisë amerikane Bob Woodward, i njohur për shkrimet rreth aferës Watergate e cila çoi në dorëheqjen e ish presidentit të SHBA-së Richard Nixon.

Shtëpia botuese “Simon&Schuster”, përmes një njoftimi thotë se ky shkrim që në ditën e parë ka regjistruar një “sukses të madh”.

“Ky është një fenomen kulturor. Shihet qartë se njerëzit kanë ndjenja të theksuara për tema të tilla”, ka thënë Janathan Karp, drejtori i shtëpisë botuese.

Libri në 448 faqet e tij përshkruan atmosferën kaotike rreth Trumpit, bashkëpunëtorët e të cilit në të gjitha mënyrat e mundshme përpiqen ta frenojnë presidentin e tyre.

Libri, përpos tjerash, përshkruan skenën ku Donald Trump, sipas pretendimeve të Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, pas sulmit kimik ndaj civilëve në Siri në prill të vitit 2017, ka kërkuar të bëhet atentat ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad. Mattis, siç shkruan autori Woodward, u ka thënë bashkëpunëtorëve se Trump është në nivelin e nxënësve të klasës së pestë apo të gjashtë dhe se nuk do ta dëgjojë.

Një nga operativët më të rëndësishëm në Shtepinë e Bardhë, shefi i zyrës së presidentit, John Kelly, pretendohet ta ketë quajtur idiot Trumpin ndërsa punën në administratën e tij, si “më të keqen në karrierë” ndërsa Shtëpinë e Bardhë se është bërë një “qytet i çmendur”.

Mirëpo, Mattis dhe Kelly kanë përgënjeshtruar pretendimet e autorit, duke thënë se kjo është një përpjekje për skualifikimin e njerëzve të afërt me presidentin dhe tërheqjen e vëmendjes nga një numër arritjesh të qeverisë aktuale.

Woodward në libër nuk ka theksuar emrat e burimeve të tij, por thotë se pas librit qëndrojnë orë të tëra të bisedave të inçizuara të bashkëpunëtorëve të Trumpit, dokumete, memorandume dhe shënime të cilat ia kanë dorëzuar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë vërtetësinë e pretendimeve të Woodward.

Exit mobile version