Kjo shitje e ETF-ve Bitcoin erdhi së bashku me rënien e çmimit të kriptomonedhës e cila në këto momente që shkruajmë tregtohet në 93 mijë dollarë duke humbur 9.2 përqind të vlerës në 24 orë.
Ditën e djeshme ETF-të Bitcoin patën një rekord daljesh prej 671.9 milionë dollarë, niveli më i lartë raportuar që kur u lançuan për herë të parë në Janar.
Grayscale Bitcoin Trust (GBTC) humbi kapital më shumë sesa të tjerët me 208.6 milionë dollarë dalje ndjekur nga ARK 21Shares Bitcoin ETF me humbje prej 108.4 milionë dollarësh.
Kjo shitje e ETF-ve Bitcoin erdhi së bashku me rënien e çmimit të kriptomonedhës e cila në këto momente që shkruajmë tregtohet në 93 mijë dollarë duke humbur 9.2 përqind të vlerës në 24 orë.
Tregu i kriptomonedhave është në rënie duke pasqyruar të njëjtin trend që u vu re në tregun e aksioneve dhe bonove ndërsa tregtuesit vendosën të ulin riskun e ekspozimit gjatë periudhës së fundvitit kur likuiditeti është i ulët.
Rezerva Federale pritej të reduktonte interesat me 25 pikë mes 4.25 përqind dhe 4.50 përqind ditën e Mërkure. Takimi i Rezervës Federale u mbyll me uljen e interesave por gjithashtu sinjalizoi se do të ngadalësojë ritmin e uljes së interesave vitin e ardhshëm.
Investitorët reaguan duke tërhequr fitimet e tyre të trembur nga politika e re e autoriteteve fiskale Amerikane.