I shiti bileta falls tifozit kosovar, policia kërkon 45 vjeçarin nga Shqipëria

Policia e Shqipërisë është në kërkim të një 45 vjeçari nga Shkodra me iniciale, D.D, pasi dyshohet se i ka shitur bileta falls tifozit kosovar para ndeshjes Shqipëri – Itali.

“Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases D.D, vjeç 45, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka shitur dy bileta me 50 euro, të pavlefshme, për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Itali, shtetasit A.A, vjeç 27, banues në Kosove. Neni 143/1 i Kodit Penal”, shkruhet në raportin e policisë shqiptare.

Ndryshe, tifozët, veçmas ata nga Kosova po hasin në vështërsi dhe në mashtrime të ndryshme gjatë ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare.