McLaren MP4/8A, njëvendëshja me të cilën Ayrton Senna theu rekorde në Formula 1 në vitin 1993, u ble për një shifër marramendëse fundjavën e kaluar, në një ankand të zhvilluar në Monako.
Makina u ble për 4,19 milionë euro nga një person, të cilit shtëpia e ankandit Bonhams refuzoi që t’i zbulonte identitetin.
Disa media thonë se blerësi është ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, por ai e ka përgënjeshtruar këtë gjë