Edhe pse kanë mbetur më shumë se dy javë deri te dueli i Shqipërisë me Çekinë, tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të mërkurën ka bërë të ditur se stadiumi “Air Albania” do të jetë i stërmbushur me tifozë shqiptarë për këtë ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.
Dueli mes Shqipërisë dhe Çekisë i takon Grupit B1 dhe luhet më datën 16 nëntor, ndërsa FSHF-ja, ka kërkuar nga tifozët që të krijojnë atmosferë të ngrohtë dhe pozitive në mbështetje të ekipit kuqezi.
Shqipëria muajin tjetër do t’i ketë dy ndeshjet e fundit të kësaj kampanje në Ligën e Kombeve pasi tri ditë pas përballjes me Çekinë, e pret edhe Ukrainën.
Aktualisht, Çekia i prinë grupit me 7 pikë, një më shumë se Gjeorgjia e Shqipëria që renditen në pozitat 2 dhe 3, ndërsa Ukraina është e fundit me 4 pikë.
Shqipëria po synon të përfundoj e para në grup për të siguruar promovimin automatik në Ligën A të Ligës së Kombeve.